Aktivitete

Projekti « Ludobus » ka per qëllim zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme si dhe bashkëpunimin mes pjesemarrësve pa dallim të gjinisë, moshës dhe aftësive. Ndër aktivitetet kryesore ku në qendër ka qenë shoqërizimi nëpërmjet lojës janë zhvilluar :

Tetor- Nëntor

Gjatë muajve Tetor – Nëntor Ludobus ka shkuar në shkolla 9 vjeçare të qyetit të Vlorës si “Marigo Posio dhe “Ibrahim Kushta” ku u zhvilluan disa nga lojrat qe disponon Ludobusi në klasat e ciklit fillor. Lojrat u mirpritën nga të gjithë fëmijët madje kërkesa e tyre ishte që shkonim sërisht. Perveç lojrave interes për këtë grup fëmijësh kishin edhe librat që gjenden në ludobus, temat që disa nga  këta libra trajtonin i tërhiqnin ata drejt tyre. Puna në këto shkolla organizohej me orë mësimi, ne shkonim në çdo klasë të ciklit fillor nga një orë duke u mbështetur edhe tek dëshirat e fëmijve organizonim lojrat ose diskutonim rreth librave që disponojmë.  Fëmijët në klasa i ndanim kryesisht në grupe me nga katër veta ku secili prej grupeve zhvillonte aktivitete të ndryshme nga shokët e tjerë.

Elbasan

Ndalesa e radhës së Ludobus për një periudhë dy javore ishte edhe Elbasani ku mikpritja ishte shumë e ngrohtë por edhe shumë speciale për faktin se ne priteshim tashmë nga adoleshentë dhe adultë me aftësi të kufizuar ndryshe nga institucione të tjera ku kemi takuar kryesisht fëmijë dhe më rrallë adoleshentë ose adultë. Edhe aktivitetet ishin më tepër të përzgjedhura sepse duhet të ishin në përshtatje me moshën e tyre. Lojrat mbizotruese ishin ato me letra ndërkohë që më të pëlqyera ishin: uno (lojë me letra), loja mos u nxeh dhe ndërtimi i puzzle të ndryshëm, këto të fundit pëlqeheshin kryesisht nga adultët. E veçanta në këtë institucion ishin edhe provat përgatitëse për një pjesë teatrale që do të shfaqet në teatrin “Skampa” të qytetit me rastin e 3 Dhjetorit festës së personave me aftësi të kufizuara. Stafi i ludobus ishte i pranishëm gjatë zhvillimit të këtyre provave të cilat nuk ishin aspak lodhëse, por shumë argëtuese.

Tepelenë

Ludobusi shkoi sërisht në qytetin e Tepelenës tashmë jo vetëm për një ditë, por për një aventurë një javore duke hyrë dhe duke u njohur me shumë me veprimtarinë e një ndër qendrave më të reja,  por edhe një prej qendrave më moderne në Shqipëri. Për të mos prishur veprimtarinë e zakonshme të qendrës ludobusi e zhvillonte punë nga ora 10.00 deri në orën13.oo .  Përveç lojrave të cilat ishin të ndryshme nga dita në ditë me frekuentuesit e qendrës lexonim libra diskutonim rreth tyre, disa nga librat trajtojne tema rreth higjenës ,trupit njerëzor kështu që hapsirat për diskutim ishin shumë të    mëdha.

29/09/2009

Kete here ludobusi nisi avenuren e tij tre ditore ne tre qytete te ndryshme :

Se pari ne Berat perseri ne qendren « Lira » po kesaj here punoi ne klasat speciale te kesaj qendre duke zhvilluar aktivitete te ndryshme per 5 ore rresht. Pjesemarresit ishin te moshave te ndryshme duke filluar nga kopshti e deri tek te rinjte e kesaj qendre. Kesaj here animatoret nuk kishin pjesemarrjen e mesueseve dhe edukatoreve te qendres sepse ato ishin ne nje trajnim per personat me aftesi te kufizuar te mundesuar nga Pedagogjia e Specializuar ne Vlore por besimi dhe bashkepunimi qe ato treguan ndaj animatoreve te ludobusit ishte shume i madh. Ky semiar jepej nga nje pedagog zvicerian. Ishte kenaqesi e madhe te takonim perseri te rinjte rezidencial te qendres. Gjate mbremjes nisi udhetimin e tij drejt qytetit te Elbasanit ku aktivitetet do te zhvilloheshin vetem diten e neserme.

30/09/2009

Ne qytetin e Elbasanit ishte hera e dyte qe shkonim por tek qenra « Balashet » ishte e para here. Ajo ishte nje qender ditore me dreke ku merrnin pjese te rinje me aftesi te kufizuar.Kjo qender ishte e ndare ne dy pjese. Nje pjese ishte e caktuar per personat me aftesi te kufizuar (PAK) dhe pjese tjeter ishte azil per pleqte. Lojrat u priten shume mire nga te rinjte te cilet ishin shume entuziaste gjate ekzekutimit te tyre. Marredheniet e stafit drejtues por edhe te te rinjve me animatoret e ludobusit ishin shume te ngrohta dhe bashkepunuese. Largimi ishte pak i veshtire sepse aktivitetet zgjaten vetem 4 ore por u premtuam te rinjve te esaj qendre qe do te ktheheshim perseri ne nentore dhe do te qendronim me ta nje jave.

01/10/2009

Ne mbremje ludobusi u nis drejt qtetit te fundit per kete jave, drejt Tepelenes. Ishte e para here qe udhetonte drejt ketij qyteti ku do te behej hapja e shkolles speciale « Dora e ngrohte » per sezonin e ri shkollor. Ne kete shkolle ishin dy klasa nje me femije dhe nje me te rinj. Ajo qe ishte mbreslenese ishte arkitektura e kesaj shkolle si dhe ambjentet e rregulluara. Gjate hapjes se shkolles do te merrnin pjese perfaqesues te qeverise te cilet mbeshtesin ceshtjen e personave me aftesi te kufizuar ne vend. Te nesermen gjate hapjes moren pjese perfaesues lokale te qytetit si dhe perfaqesuesja e Znj. Liri BERISHA. Perfaesuesja e Znj.BERISHA dha opinionet me te mira per kete projekt dhe kerkoi me shume reklame per te. Te kjo shkolle do te kthehemi perseri diten e hene me 12/10/2009 dhe do te zhvillojme aktivitete gjate nje jave.

Berat

a) Ne Berat eshte kryer shoqerizimi mes adoleshenteve te qendres « Lira » dhe personave te komunitetit. Perreth dy jave eshte punuar me dy kohe : ne mengjes me te gjithe personat e qendres + persona nga komuniteti dhe ne mbasdite vetem me personat e qendres duke zhviluar lojra te ndryshme didaktike qe perman « Ludobusi » pikture , lexim si dhe lojra sportive. Keto te fundit zhvilloheshin edhe jashte godines ku jetonin adoleshentet me aftesi te kufizuar, ne nje fushe kalçetoje qe ndodhej aty prane te mundesuar nga murgeshat qe gjendeshin ne qytetin e Beratit.

b) Nje aktivitet i zhvilluar ne kuader te shoqerizimit por edhe te sensibilizimit te qytetareve per kete kategori personash ishte dhe vizita ne biblioteken e qytetit. Aty u lexuan nga edukatoret e qendres por edhe nga mesueset e specializauara qe jane dhe animatoret e ketij projekti libra te ndryshem qe me pas u treguan nga vet adoleshentet. Librat u perzgjodhen ne baze te deshires qe kishin adoleshentet por duke u pershtatur edhe me moshen e tyre.

c) Shetitja ne nje nga parqet e qytetit ishte nje tjeter aktivitet. Aty ishte nje nga vendet me te pershtateshme ku mund te prezantoheshin perballe shume personave. Ishte diçka e bukur te shihje se sa dashamires ishin adoleshentet e qendres me kalimtaret por edhe e anasjellta.

Gramsh

Ne qytetin e vogel te Gramshit aktivitetet jane zhvilluar me tre etapa :

a) Edhe ne kete qytet qellimi i projektit ishte njohja me nga afer e personave me aftesi te kufizuar por edhe eksperimentimi i lojrave qe permban ky projekt. Aktiviteti javen e pare u zhvillua me femije nga komuniteti te klasave 4-5 ta duke futur ne mes te tyre dhe femije me aftesi te kufizuar. Aktivitete zhvilloheshin nga ora 9-12 te drekes. Femijet u ndane ne tre grupe.

  • Grupi i pare ishte grupi i lojrave didaktike
  • Grupi i dyte ishte grupi i lojrave ne natyre ku hynin dhe lojrat sportive dhe kenga
  • Grupi i trete grupi i piktures dhe leximit

Femijet ndryshonin grupet çdo nje ore. Kjo behej me qellim qe femijet te vizitonin te trija grupet brenda oreve qe ishin ne dispozicion te tyre. Aktivitet zhvilloheshin ne ambjentet e mundesuara nga murgeshat qe gjendeshin ne kete qytet. Pas çdo aktiviteti merrej opinioni i femijeve se kush grup pune u pelqeu me shume dhe dita tjeter nisej me aktivitetin qe atyre u pelqeu me shume nje dite me perpara. Pas kesaj u prezantoheshin lojrat e reja. Mbasite animatoret e projektit ndaheshin per te punuar me persona me aftesi te kufizuar neper vendbanimet e tyre. Ne oren 1800 ishte ora e kinemase per femijet me te vegjel te komunitetit.

b) Java e dyte ishte dicka e re edhe per drejtuesit e projektit. Ata u mundesuan pese familjeve nga Gramshi ardhjen ne qytetin e Vlores. Kjo ishte nje jave qe u vinte ne ndihme si femijeve me te cilet punohej por edhe familjeve. Per ta ishte hera e pare qe shihnin Vloren dhe muaji korrik ishte me i pershtatshmi per te shfrytezuar dhe detin. Femijet merreshin per terapi dy here ne dite por gjithashtu nuk linin pa shfrytezuar edhe kenaqesite qe te falte plazhi. Familjet u sistemuan ne nja nga hotelet e qytetit qe gjendej prane detit. Cdo shpenzim i familjareve u financua nga projekti.

c) Java e trete ishte perseri rikthimi ne Gramsh. Kjo jave kaloi si java e pare vetem se grupi i fmijeve ndryshoi dhe erdhi nje grup tjeter. Te dyja grupet e femijeve ishin te perbere nga 27-30 persona.

d) Diçka tjeter te veçante qe ka mundesuar ky projekt ne qytetin e Gramshit eshte integrimi (hyrja) ne nje nga shkollat 9-vjeçare te qytetit e nje femije me aftesi te kufizuar fizike. Me ndihmen e nje financuese zviceriane u be e mundur grumbullimi i nje buxheti per ti mundesuar atij vajtjen dhe ardhjen nga shkolla me makine per arsye se shkolla ndodhet larg vendit kua ai jeton. Drejtuesit e projektit bashke me prinderit shkuan dhe biseduan me drejtorin e shkolles per ta regjistruar djalin ne shkolle por edhe ti krijojne kushte lehtesuese per qendrimin e tij. Drejtori bashke me mesuesen e klases u treguan te gatshem per ti ardhur ne ndihme femijes.Gjate javes se pare ai u shoqerua ne shkolle nga animatoret (mesueset e specializuara) qe punojne per projektin. Pas mesimit po nga animatoret atij u ofroheshin lojra te ndryshme.

e) Ajo çfare eshte per tu theksuar per qytetin e Gramshit eshte dhe puna e kryer me femije me aftesi te kufizuar neper vendbanimet e tyre. Me çdo femije punohej rreth nje ore duke i gjetuar materialin didaktik dhe pershtatjen e tij me aftesite qe kishte femija.

Puna eshte e ndryshme ne te gjitha institucionet qe shkon sepse çdo institucion mirepret persona te ndryshem si nga mosha por edhe nga aftesia. Ajo çfare mbetet e njejte jane lojrat didaktike (materiali didaktik) qe perban ky projekt. Shpjegimi dhe pershtatja e ketij materiali peson ndryshim me vone per çdo person qe luan me te.

Shpjegimi i disa prej lojrave me te pelqyera:

1) Kush personazh eshte?

Kjo loje luhet me dy persona ose me dy grupe personash. Secili prej tyre kane nje tabele me fotot e 24 personazheve femra dhe meshkuj. Personazhet jane te njejte per çdo grup vetem ngjyra e tabeles ndryshon ,njera blu dhe tjetra e kuqe. Perveç personazheve te tabelave jane edhe 24 personazhe te tjera te njejte me ato te tabelave. Secili prej grupeve do te perzgjedhin nga nje personazh dhe me ane te sa me pak pyetjeve te arrijne te gjejne personazhin e lojtarit ose grupit tjeter. Per cdo pyetje te gjetuer ulen personazhet ne tabele derisa ngelet personazhi i fundit dhe atehere loja perfundon. Fiton ai qe e gjen me shpejt personazhin e tjetrit.

2) Halli-galli

Kjo eshte nje loje e perbere nga disa letra qe permbajne fruta te ndryshme dhe ne sasi te ndryshme. Ndahen letrat ne menyre te barabarte mes pjesemarresve dhe ne mes te tavolines vendoset nje zile. Nje person neutral drejton lojen. Kur ai te thote tre te gjithe lojtaret duhet te nxjerrin nga nje leter perpara tyre. Nese nga mbledhja e te gjitha frutave te njejta del numri pese i pari qe i bie ziles fiton te gjitah letrat qe gjenden ne tavoline. Kujdes se nese ka me pak ose me shume fruta te njejta ne tavoline dhe dikush i bie ziles ai humbet dhe u jep te gjithe lojtareve nga nje leter nga grupi i tij letrave. Fiton ai qe ne fund grumbullon letrat.

3) Loja me korbin

Ne nje karton jane te vizatuara ne çdo cep nga nje peme (molla, dardha, qershia dhe kumbulla). Ne mes te kartonit eshte i vizatuar dhe nje korb. Per çdo peme ka nga dhjete fruta druri te vogla dhe kater shporta. Kjo loje luhet me 2-4 lojtare. Me ane te nje zari qe ka ngjyren e çdo fruti (te kuqe, te verdhe, blu dhe jeshile), figuren e korbit dhe figuren e shportes nis loja. Secili lojtar hedh gurin dhe ne baze te çdo ngjyre qe bie merr fruten perkatese. Nese bie figura e shportes ai merr dy fruta qe i zgjedh sipas deshire kurse kur bie figura e korbit me ane te disa pjeseve te vogla kartoni ai formon figuren e korbit qe gjendet ne mes te kartonit te madh. Kujdes sepse te gjithe lojtaret jane shoke kunder korbit sepse nese formohet e gjithe figura e tij perpara se te perfundojne te gjitha frutat ne peme lojen e kane humbur te gjithe lojtaret. Nese frutat ne peme kane mbaruar perpara se te formohet korbi fiton ai qe ka me shume fruta ne shporten e tij.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Trackback this post  |  Subscribe to the comments via RSS Feed


Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: